Pesë çiklistë përfaqësojnë Kosovën në rrethin e 76-të të Shqipërisë

Sot nën udhëheqjen e përzgjedhësit të Kombëtarës së Kosovës Zt. Flurim Shala, Kombëtarja e Kosovës do të përfaqësojë Kosovën në rrethin e 76 Çiklistikë të Shqipërisë që do të zhvillohet nga data 20 deri më 24 Maj 2019. Në këtë garë ndërkombëtare do të marrin pjesë 11 ekipe nga shtete të ndyshme duke përfshirë edhe Kombëtarën e Kosovës.
Pas kampit përgaditorë prej një jave që u mbajtë në Prizren, ekipin e Kombëtarës së Kosovës do të përfaqësojnë këta çiklistë.

1. Samir Hasani – U23
2. Zani Sylhasi – U23
3. Blerton Nuha – U23
4. Migjen Beqiri – Elitë
5. Sabri Hyseni – Elitë
Kryesia e Federatës së Çiklizmit të Kosovës ju dëshironë suksese ekipit të Kombëtares së Kosovës dhe stafit udhëheqës gjithashtu.