BE i FÇK-së mori vendime të rëndësishme – u pranuan katër klube të reja, u vlerësua lartë mbështetja e UCI-t

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Çiklizmit të Kosovës ka mbajtur sonte në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë mbledhjen e radhës, ku aprovoi pika të rëndësishme të Rendit të Ditës.

Kryetari i FÇK-së, Avni Muha, pasi përshëndeti të gjithë anëtarët e BE të FÇK-së, unanimisht u aprovua Rendi i Ditës.
Më pas u diskutua për Kongresin Ballkanik, si dhe Kampionatin Ballkanik, i cili në muajin tetor do të mbahet në Mal të Zi.
U elaborua gjerësisht kalendari i garave për vitin 2020 dhe të gjitha klubet u përfshinë në kalendar, në mënyrë që ta kenë edhe nga një garë brenda qytetit të po atij klubi. Gara e parë do të jetë me datën 29 mars 2020 në Ferizaj.

Risi në këtë kalendar është se do të ketē gara me biçikleta malore “DOWNHILL”, e cila do të mbahet në Brod të Dragashit, në muajin qershor, ku do të marrin pjesë ekipe nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi si dhe nga Kosova, si dhe risi po në këtë kalendar do ketë që të gjithë dashamirët e çiklizmit kanë të drejtë të marrin pjesë në garat ku i organizon klubi se bashku me klubet e licencuara brenda Federatës.

U diskutua për Solidaritetin e UCI-it, me ç’rast në muajin prill do të kemi kursin për trajnerë, i cili është e subvencionuar nga UCI, si dhe do të jepen edhe 10 biçikleta profesionale dhe me të vertetë BE e falënderon Federatën Botërore të Çiklizmit për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për federatën tonë.

Tutje, u fol për licencat që të sjellën sa më shpejt në zyret e federatës dhe të rregullohen po ashtu për kuotizime që do japin klubet për FÇK-në, e ajo shumë do jetë solide 100 euro, ndërsa afati i pagesës do të jetë deri me 01.05.2020.

Po ashtu u aprovua që të jenë të pranuara apo të jenë ri regjistruara këto klube: Dardana nga Kamenica, Vjosa nga Shtimja, Sharri nga Kaçaniku, Hajvalia nga Prishtina, ku ju uruam suksese në vijim.

BE uroi kryesinë e re të KÇ “Prizreni” nga Prizreni me kryetar Flurim Shala dhe nënkryetar Blerim Gashi, ku njëherit u kërkua me kërkesen e kryetarit të po të ketij klubi që Blerim Gashi të jetë edhe anetar i Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Rendi i ditës:

– Kongresi Ballkanik në Shkup
– Kalendari i garave 2020 
– Solidariteti i UCIT-it
– Rrethi i Kosovës 2020
– Licencat, Kuotizimi, pranimi i klubeve të reja dhe Sponzorizimi për Federatën e Çiklizmit.

Me nderime kryesia e Federatës së Ciklizmit të Kosovës.