KOMUNIKATË E FEDERATËS SË ÇIKLIZMIT TË KOSOVËS

I nderuar komunitet i çiklizmit,
Të nderuar sportistë

Bordi i Federatës së Çiklizmit të Kosovës është duke ndjekur për së afërmi zhvillimet e muajit të fundit rreth pandemisë COVID-19.

Të shqetësuar për shëndetin e secilit prej jush dhe duke e patur mirëqenien tuaj parësore, ju ftojmë që gjatë ditëve të gjeni forma të ndryshme të mbajtjes së ritmit të ushtrimeve.

Kalendari i garave mbetet në fuqi, deri në një vendim tjetër, duke marrë edhe rekomandimet e UCI dhe UEC.

Aktivitetet në mbarë botën e çiklizmit do të pezullohen deri më 01.06.2020.

Varësisht nga situata, FÇK do të marrë masat e vendimet e duhura rreth aktiviteteve tjera vendore.

Poashtu FÇK do të ndjekë praktikat e vendeve tjera në mbarë botën varësisht nga kohëzgjatja e pandemisë COVID-19.

FÇK kërkon që të mbani disiplinën dhe të evitoni qarkullimin e panevojshëm si dhe kontaktin me personat tjerë.

I Juaji,
Avni NUHA
President i FÇK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.