Gara çiklistike “Kupa e Prishtinës”

Në kuadër të kalendarit të garave për edicionin garues 2021, Federata a Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin çiklistik ,,AS Prishtina’’ nga Prishtina oragnizojë garën çiklistike në çiklizem rrugorë për të gjitha kategorit garuesëve të licencuar në FÇK.

Numri i pjesëmarrësve ishte 40 në kategorin e meshkujve dhe femrave për të gjitha kategoritë.

Gjatësia e garës ishte 64km ku ky shteg u kalua nga fituesi i garës për 1 orë 42 min. 52 sekonda me mesatare të garës 38km/h.

Gjatë 45km e para kishte disa tentime të kohë pas kohëshme për shkëputje kryesishtë nga ana e garursëve te kategoris Elit dhe U23 mirëpo nuk ndodhi ndonjë shkëputje e individëve.

Në kilomentrin e 50 ku edhe filluan maloret ndodhi një shkeputje e çiklistit Prishtinas Albion Ymer i kategoris Elitë i cili në cakë arriti i pari në finish ku edhe shpallet fitues i garës në kategorin Elite, I ndjekur nga çiklisti Ferizajas Blerton Nuha i cili arriti i pari për kategorinë U23.

Vlenë të përmendet se kategoria e kadetëve dhe femrave arritën të kalojnë shtegun prej 32km me kohë shumë të mirë ku kadetët arritën mesatarën prej 39.8 km/h ndërsa fituesja e kategoris per femra me mesatare prej 34 km/h

Rezulltatet e gares jane si vijon meposhte:

Elitë:
1. Albion Ymeri KÇ,,Prishtina’’ Koha 1.42.52
2. Alban Delija KÇ ,,Gjakova 137’’ Koha 1.45.22
3. Sahit Arllati KÇ ,,Gjakova 137’’ Koha 1.45.23

U23
1. Blerton Nuha KÇ ,, Kastrioti’’ Ferizaj Koha 1.45.18

Juniorë:
1. Ivo Domgjoni KÇ ,, Prizreni’’ Koha 1.47.09
2. Ognjen Petrovic KÇ ,, Lepenci’’ Koha 2.07.18

Femrat:
1. Rita Zeqiri KÇ,,Prishtina’’ Koha 0.56.00
2. Dafina Zylfiu KÇ ,,Dardana’’ Koha 0.58.00
3. Sibora Kadriu KÇ ,, Prishtina ’’ Koha 0.58.10

Kadetët:
1. Gentrit Sahiti KÇ ,, Kastrioti’’ Ferizaj Koha 0.48.22
2. Omer Azemi KÇ,,AS Prishtina’’ Koha 0.48.23
3. Danijel Djurinac KÇ ,, Lepenci’’ Koha 0.50.11

Master:
1. Bashkim Bilalli KÇ,,Prishtina’’ Koha 1.50.45
2. Diamant Kryeziu KÇ ,,Gjakova 137’’ Koha 1.59.45
3. Lorent Xharra KÇ ,,Gjakova 137’’ Koha 2.06.47

Duke filluar nga nesër çiklistët e Kombëtares së Kosovës do te grumbullohen në kampin përgaditor një javorë në Prizren ku pastajë duke filluar nga data 24.05.2021 do të përfaqësojnë Kosovën në garen ndërkombëtare çiklistike ,,Rrethii Shqipëris’’ 2021.