Shpresa Olimpike, Blerton Nuha, më i miri në kronometër

Sipas kalendarit të Federatës së Kosovës Klubi i Çiklizmit Kastrioti nga Ferizaji organizojë kampionatin e Kosovës në ciklizëm rrugore në diciplinen kronometer.individual (ITT). Gara është e publikuar edhe në kalendarin botëror të ciklizmit publikuar nga UCI.

Në gare morën pjesë 10 klube të licencuara në federat përfaqësuar nga të gjitha kategoritë. 

Gara kishte gjatësi prej 22,5 km duke filluar nga Ferizaji – Babush i Muhaxhereve dhe anasjelltas përgjat autostradës Arber Xhaferi.

Gara u karekterizua me rivalitet të fort sidomos në kategorin Elit dhe U23. Gara u përcjelle me erë të fort dhe të reshura të dendura të shiut ku vërshtirësojë mundesin e arritjes së një mesatare më të lart të garës.

Sipas rregullores së UCI -it Federata e Çiklizmit e Kosovës në ceremonin e organizuar pas gares shpalli kampionët e Kosovës me diciplinën ITT ku sipas kategorive Kampion në kategorin Elite shpallet ciklisti Gjakovar Alban Delia, në kategorin U23 kampion shpallet ciklisti Ferizajas Blerton Nuha.

Ndërsa rezultatet  sipas kategorive janë si vijon më poshtë:

U23

Vendi parë: Blerton Nuha KC Kastrioti koha 31 min 14 sec

Vendi dytë: Samir Hasani KC Trepca koha 31 min 34 sec

Vendi tretë; Ivo Domgjoni KC Prizreni koha 34 min 10 sec.

Elite:

Vendi parë:Alban Delia KC Gjakova 137 koha 31 min 34 sec

Vendi dytë: Albion Ymeri KC Prishtina koha 31 min 59 sec

Vendi tretë: Egzon Misini KC Kastrioti koha 33 min 40 sec

Nesër do të mbahet gara me ciklizëm rrugor duke filluar nga Ferizaji- Fushë Kosovë-Elez Han përgjat autostrades Arber Xhaferi në gjatësi prej 127 km

Federata uron suksese garuesve edhe në garen në vijim.