LETËR FALËNDERIMI

Nga 7-9 shtator 2023, Kosova e priti edhe një herë garën më të madhe ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova 2023”.

Edhe një edicion shumë i suksesshëm, përmes së cilit Kosova e prezantoi veten, në formën më të mirë.

I gjithë ky organizim madhështor, nuk do të mundësohej, pa mbështetjen e jashtëzakonshme të shumë institucioneve e partnerëve të FÇK-së.

Këtë letër falënderimi e adresojmë me theks të veçantë te:

– POLICIA E KOSOVËS, e cila u kujdes për sigurinë e gjithë pjesëmarrësve, duke kontribuar drejtpërdrejt në cilësinë e garës,

– MKRS për mbështetjen e madhe dhe shumë kruciale për realizimin e këtij projekti madhor.
– KOMITETI OLIMPIK I KOSOVËS, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë FÇK-së
– FSK-në, që me stafin e saj mjekësor kontriboi në mirëqenien, shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve në “Tour of Kosova”
– PORSCHE KOSOVA, që me veturat zyrtare “Skoda”, mundësoi realizimin operativ të kësaj ngjarje,
– KOMPANIA DOLTCINI (Tranzit Bike), për mbështetjen operative e teknike në mbarëvajtjen e garës

Faleminderit gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke kontribuar në mbarëvajtjen e kësaj gare.