Edicioni i 81-të i rrethit çiklistik të Shqipërisë

Dje përfundojë gara ndërkombëtare ,,Rrethi 81 Çiklistik i Shqipërisë” 2024 i cili u organizua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, garë e përbër prej 5 etapave në gjatësi prej 711km.

Në garë pjesëmarrës ishin 12 ekipe nga mbarë Europa ku numri i çiklistëve të paraqitur për pjesëmarrje ishte afër 70 garues.

Me rëndësi të theksohet se gjatë 5 etapave ka dominuar reliefi kryesisht malorë që ka bërë që gara të jetë sfidë e vërtetë për çiklistët.

këtë garë Kosova u përfaqësua nga kombëtarja e Federatës së Çiklzimit të Kosovës me 6 garues. Në mesin e garuesëve Kosovarë form të mirë treguan çiklisti Blerton Nuha dhe Albion Kastrati të cilët treguan formë të mirë gjatë të gjitha etapave.

Vlenë të përmendet paraqitja e çiklistit Ferizajas Blerton Nuha i cili tregojë formë shumë të mirë dhe se përgaditja e mirë fizike e Blertonit u vërejtë gjatë etapës së 5 dhe të fundit ku në finish arriti me garuesit më të mirë të garës dhe arriti të plasohet në vendin e 6 vetëm me 3 sekonda dallim nga vendi parë.

Duke marrë parasyesh konkurencën shumë të fortë Federata vlerson se rezultati i çiklistit Bleron Nuha mbetet shembull për çiklistët Kosovarë që kanë pretendime për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas kësaj gare Federata e Çiklizmit e Kosovës në muajin Qershorë do të organizojë edhe dy gara rrugore dhe Kampionatin e Kosovës, garë kjo e parapar me kalendarin botëror të Çiklizmit (UCI).

Gjithashtu gjatë muajit Qershorë FÇK do të organizojë një semnar për një edukim për Anti-Doping ku pjesëmarrës do të jenë të gjitha klubet që zhvillojnë aktivitetet në kuadër të FÇK.