Certifikohen administratorët e çiklizmit

Për dy ditë me radhë, 25-26 maj 2024 në mbështetje të Komitetit Olimpik të  Kosovës, 12 anëtarë të klubeve të Federatës  së Çiklizmit të Kosovës morën pjesë në kursin për administratorë të sportit, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë që të përfitojnë njohuri rrethë  hartimit të planit strategjik të FÇK. 

Me këtë rast, FÇK  falënderon Komitetin Olimpik të Kosovës, për mundësinë e ofruar për stafin e federatës dhe klubeve për pjesëmarrje në seminar.

Gjithashtu, FÇK falënderon ligjëruesit e seminarit Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS, dhe Fitim Arifi, koordinator për edukim në Akademinë Olimpike të Kosovës për informatat e ofruara rreth temës së kursit.

FÇK shpreson që ky bashkëpunim në mes KOK-ut dhe Federatës së Çiklizmit të Kosovës të vazhdojë edhe në të ardhmen me fokus në ngritjen e kapaciteteve njerëzore të FÇK.