MBYLLET ME SUKSES KAMPIONATI I KOSOVËS

Federata e Çiklizmit e Kosovës dje me datë 22.06.2024 organizojë etapën e dytë të gares çiklistike në diciplinën Çiklizëm Rrugorë e cila u zhvillua në autoudhën ,,Arber Xhaferi’’ dhe ,,Ibrahim Rugova’’ në relacionin Ferizaj – Prishtinë –Fushë Kosovë – Duhlë – Fushë Kosovë – Prishinë me përfundim në Ferizaj me gjatësi prej 160 km për kategorin më të forte atë Elite dhe U23, Junior 85 km, kadet dhe Femra 55 km.

Në garë morën pjesë 27 garues të të gjitha klubeve të Federatës së Çiklizmit të Kosovës të të gjitha kategorive. Edhe këte radhë shtegu i garës ishte siguruar në mënyrë profesionale nga ana e Policis së Kosovës për çka Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon stafin e Policis për mbështetje në sigurimin e shtegut. Fatmirësishtë gara përfundpjë pa akcidente dhe lëndime.

Vlenë të përmendet se konkurencë e fortë u zhvillua në kategorinë Elitë ku u zhvillua garë e fortë në mes dy favoritëve të garës çiklisit Blerton Nuha nga KÇ ,, Kastrioti ’’ dhe çiklistit Albion Ymeri duke mos lënë anash garuesit tjerë të kësaj kategorie të cilët gjatë gjithë garës tentuan për shkëputje nga njëri tjetri për të arritur synimet e tyre për tu bërë Kampion i Kosovës.

Në finish pas një sprinti të fortë çiklisti Blerton Nuha nga KÇ ,, Kastrioti ’’ arriti i pari në finish dhe fitojë titullin e kampionit të Kosovës.

Sikur në etapën e parë edhe dje dominuan temperaturat e larta me ç’rastë ka ndikuar në masë të madhe në mesataren e garës.

Rezulltatet e arritura sipas kategorive janë si vijonë më poshtë;

ELITË – Gjatësia e shtegut – 160 km – Mesatarja e garës 37 km/h

1. Blerton Nuha – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 04:19:35

2. Albion Ymeri – KÇ,,Prishtina 038’’ – Koha – 04:19:36

3. Edmond Sejdiu – KÇ.. Trepça’’ Mitrovicë – Koha – 04:19:37

4. Samir Hasani – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 04:19:38

5. Valon Binakaj – KÇ,,Prishtina 038’’ – Koha – 04:19:39

6. Agron Kelmendi – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 04:19:40

7. Betim Rexha – KÇ,,Prishtina 038’’ – Koha – 04:34:12

8. Fuad Bajrami – KÇ,,Prishtina 038’’ – Koha – 04:34:12

9.Veton Krasniqi – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 04:34:12

10. Valon Zylfiu – KÇ,,Dardana ’’ Kamenicë – Koha – 04:34:23

11. Edon Gashi – KÇ,,Prizreni ’’ DNF

12. Lorik Morina – KÇ,,Dardana ’’ Kamenicë DNF

13. Arber Xhemajli – KÇ.. Trepça’’ Mitrovicë DNF

14.Edis Krusha – KÇ,,Prizreni’’ DNF

U23 – Gjatësia e shtegut – 160 km – Mesatarja e garës 37 km/h

1. Albion Kastrati – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 04:18:49

2. Jetgzon Xholki – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 04:20:32

3. Genc Isufi – KÇ,,Prishtina 038’’ – Koha – 04:31:21

4. Ognjen Petrovic – KÇ ,,Lepenci’’ – Shtrpce DNF

5. Fatlum Strelli – KÇ,,Vjosa’’ – Shtime DNF

JUNIORË – Gjatësia e shtegut – 85 km – Mesatarja e garës 39 km/h –

1. Visar Nuhaj – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 02:10:30

2. Omer Maxhuni – KÇ,,Trepça’’ DNS

3. Florian Krasniqi – KÇ,,Dardana ’’ Kamenicë DNS

4. Arsim Kepa – KÇ,,Prizreni DNS

5. Haris Brahimi – KÇ,,Trepça’’ DNS

KADETË – Gjatësia e shtegut – 55 km – Mesatarja e garës 39 km/h

1. Festim Kurti – KÇ,,Prishtina 038’’ – Koha – 01:24:25

2. Dion Bytyqi – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 01:24:26

3. Ensar Rashiti – KÇ ,,Vjosa’’ Shtime – Koha – 01:39:51

FEMRAT – Gjatësia e shtegut – 55 km – Mesatarja e garës 34 km/h

1. Nita Latfi – KÇ ,,Gjakova 137’’ – Koha – 01:24:25

2. Dafina Zylfiu -KÇ,,Dardana ’’ Kamenicë – Koha – 01:44:03

3. Florentina Ramdani – KÇ,,Kastrioti ’’ Ferizaj – Koha – 01:44:30

Gjithashtu Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon stafin mjekësorë të Qendres Mjekësis familjare në Ferizaj për prezencen e tyre gjatë garës.

Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon stafin e Federatës dhe nikoqirin e garës KÇ,,Kastrioti’’ për angazhimin e tyre për mirëvajtjen e garës.