Federata e Çiklizmit e Kosovës me rastin e festave të fundvitit organizoj darkë solemne me kryetarët e klubeve dhe antarët e Kryesisë së Federatës së Çiklizmit të Kosovës.
Kryesia e Federatës së Çiklizmit është mirenjohës Presidentit të KOK-ut që na nderoj me prezencën e tij.
Me këtë rast FÇK-ja shfrytëzoj rastin të bëj ndarjen e rekuizitave sportive për çiklistët e rinj ku përfitues ishin tē gjitha klubet qe janë të licencuara në FÇK.
Kryesia e FÇK e falenderon z.Marc Bracke nga Belgjika për donacionin e dhuruar për masovizimin e çiklizmit në Kosovë.
Federata e Çiklizmit të Kosovës, gjithë komunitetin sportiv, ju uron festat e fund vitit, ju uroj suksese dhe gjitha të mirat.
Me respekt Federata e Çiklizmit të Kosovës.