Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2023
  • May
  • 30
  • Akademia “Tempulli” dhe AMRKS me sukses organizuan Garat me Biçikleta në kuadër të edicionit të tetë të revistës shkollore “Siguria në rrugë 2023”.
  • Uncategorized

Akademia “Tempulli” dhe AMRKS me sukses organizuan Garat me Biçikleta në kuadër të edicionit të tetë të revistës shkollore “Siguria në rrugë 2023”.

admin 3 years ago (Last updated: 3 years ago) 0 comments
350627782_630356215644092_3163244652332559614_n

Garat u mbajtën në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin maturantë të shumë shkollave në Kosovë si përfaqësues të shkollave.

Drejtori i Akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë. Si të tilla, ai ka shtuar se tashmë kanë marrë karakter edukativ dhe arsimor. Pjesëmarrës në këto aktivitete për 10 vjet, kanë qenë më shumë se 10 mijë nxënës.

“Është edicioni i tetë me radhë. Sot do të garojnë maturantët nga shkollat përfaqësuese të Republikës së Kosovës, për të fituar njërin nga shpërblimet që janë, biçikleta për vendin e parë, dytë dhe të tretë”, ka thënë Krasniqi.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka theksuar se janë duke punuar për zgjerimin e shtigjeve për biçikletat dhe do të vazhdojnë të promovojnë sigurinë dhe lëvizjet me biçikleta në kryeqytet dhe komuna vazhdon të jetë e zotuar të punoj në sigurinë e shtigjeve për biçikleta.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivitet, me qëllim të uljes së rasteve të aksidenteve në rrugë.

Në garat e sotshme pjesëmarrës ishin 19 garues në 12 shtigje, ku vendi i parë, dytë dhe i tretë u shpërblyen me nga një biçikletë, dhe shkolla e tyre fituese u pajis më kupë.

• Fituesi i vendit të parë u shpall Darsei Gashi, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloi pa asnjë penallti, brenda 40 sekondave.

• Fituesi vendit të dytë u shpall Enris Xhelili nga shkolla e mesme teknike Mehmet Isai nga Gjilani, i cili shtegun e kaloi me sukses dhe pa asnjë penallti për 46 sekonda.

• Fituesi i vendit të tretë u shpall Anit Kololli, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloj pa asnjë penallti, brenda 48 sekondave.

Pjesëmarrësit e tjerë u pajisën me mirënjohje.

Këto aktivitete nga viti 2013 në vazhdimësi zhvillohen dhe koordinohen nga Akademia Tempulli (www.tempulli.org), së bashku me Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe mbështeten nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Drejtoritë komunale të arsimit, Policia e Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit. Ndërkaq këtë vit mbështetës ishin edhe Ujë Rrugove dhe kompania Golden Eagle.

Federata e Çiklizmit të Kosovës faleminderon Akademin tempulli me drejtorin Muhamed Krasniqin

Post navigation

Previous: MTB KUPA GJAKOVA
Next: Road Race Kupa e Mitrovicës

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 2 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 1 month ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.