Do të mbahet Kampionati i Kosovës në çiklizëm

Federata e Çiklizmit e Kosovës me datë 21 dhe 22 Qeshor 2024, organizon kampionatin e Kosovës në Çiklizëm në disiplinat: Kronometër Individual ( ITT) dhe ate në çiklizëm rrugorë. Vlen të përmendet se gara është në kalendarin e Unionit Botëror të Çiklizmit ( UCI).

Në garë mund të marrin pjesë të gjitha kategoritë në përjashtim të kadetëve.

Dita e parë e garës – Kronometër individual do të organizohet me datë 21.06.2024 me fillim nga ora 11:00 dhe përfundon ora 12:00.

Starti: Ferizaj (Bibaj) – në autostradë, Babush dhe 4 km afër daljes se Lipjanit ku do te Kthehemi (ana e majtë e autostradës), për në Ferizaj (Bibaj) me gjatësi 28.4km.

https://www.google.com/maps/d/edit…

Dita e dytë e garës – Gara rrugore në autostradë do të organizohet me datë 22.06.2024 me fillim nga ora 10:00 dhe përfundon ora 14:00.

Starti: Ferizaj (Bibaj), Babush, Lipjan, Prishtinë, Dalje për Fushë Kosovë, Komoran, Malishevë, Qafë e Duhlës kthesa mbi urë dalja për në Malishevë, Komoran, Prishtinë, kthesa në të djathtë për në Lipjan, Babush dhe përfundon ne Ferizaj (Bibaj) te Hapësira në dalje të autostradës, 80km shkuarje dhe 80km ardhje, gjithsej 160km.

https://www.google.com/maps/d/edit…

Kategoria Femra do ta përfundojnë në dalje të Komoranit te HIB Petrolli gjithsej 55km.

https://www.google.com/maps/d/edit…

Prandaj njoftohen të gjitha klubet që të dërgojnë listën me emrat e garueseve të cilët do të marrin pjesë në kampionat në emailin zyrtarë te federatës [email protected] me se largu deri me 15.06.2024

Falenderojm Ministrinë e Infrastruktures, Komitetin Olimpik të Kosovës, Policin, të gjitha klubet e çiklizmit, RTK, Ambulancen e FSKs dhe Ferizajit, Ujin Miros, Porsche Kosova, Kompanin Shkoda, Komunen e Ferizajit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.