NIS EDICIONI GARUES I ÇIKLIZMIT TË KOSOVËS

Gara e parë sipas kalendarit të FÇK-së do të mbahet më datën 19.03.2023. Gara është rrugore me gjatësi 60 kilometra në relacionin Ferizaj – Babush – Llugaxhi – Lipjan – Prishtinë tranzit në hyrje për autostradën “Arbër Xhaferi” finishi te ura hyrje te Ferizajit (Hib Petrol)Bibaj për Elitë, U-23 dhe junior. Kurse për kadet dhe në konkurrencën e femrave gjatësia e shtegut do të jetë 18 kilometra. Gara do të jetë e hapur edhe për veteran si dhe për Hobi. Nikoqir i kësaj gare është klubi i çiklizmit “Kastrioti” nga Ferizaji.