ÇIKLIZMI RIKTHEHET PAS 4 MUAJSH
Bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit “Prizreni”, të dielën më 28 Qershor 2020, organizojnë garën e parë, pas rikthimit nga pauza shkaku i pandemisë. Më 28 Qershor, nga ora 11:00 në shtegun e gjatë 32 km, do të kenë mundësi që të marrin pjesë të gjitha klubet e FÇK-së (përfshirë klubet e sapoformuara) si dhe qytetarët, entuziastë të çiklizmit….