U mbyll me sukses gara e dytë e çiklizmit

11:21 am

Është mbyllur dje me sukses gara të dytë e çiklizmit sipas kalendarit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës. Në garë morën pjesë të gjitha klubet e Kosovës, si dhe shumë qytetarë të Kosovës, të cilët federata i falënderon për pjesëmarrje dhe masovizimin e çiklizmit. Mikpritës i garës ishte Klubi i Çiklizmit ‘Kastrioti’ i Ferizajt, i cili si gjithnjë bëri organizim dhe pritje të nivelit më të mirë. Rezultatet U-23 1….

Read More >>

A JENI GATI PËR ROAD RACE

9:47 am

A JENI GATI PËR ROAD RACE E diel, 19.07.2020 • Ora 11:00 Çiklistë dhe entuziastë të çiklizmit, ftohen të marrin pjesë në garën Road Race “Ferizaj Cup 2020”. Aktiviteti mbahet të dielën më 19 korrik 2020, ora 11:00 duke u nisur nga Pallati i Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj. Shtegu i garës do të jetë i gjatë 70 km  ?‍♀️ Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët (meshkuj & femra), si dhe çiklistët e…

Read More >>

ÇIKLISTË E ENTUZIASTË RIKTHYEN AKTIVITETET E ÇIKLIZMIT

10:28 am

Në garën e parë të çiklizmit të mbajtur pas rikthimit nga pandemia, në qytetin e Prizrenit ishin grumbulluar çiklistë dhe adhurues të këtij sporti. Dhjetëra çiklistë, përkundër tempraturave të larta, i janë përgjigjur FÇK-së dhe klubit nikoqir Prizreni për ta shënuar rikthimin e aktiviteteve të çiklizmit në Kosovë. Përkundër pauzës së gjatë dhe motit të nxehtë, shpejtësia mesatare e kësaj gare ishte 39 km/h. Gara e rradhës organizohet në Ferizaj…

Read More >>

ÇIKLIZMI RIKTHEHET PAS 4 MUAJSH

11:09 am

Bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Çiklizmit “Prizreni”, të dielën më 28 Qershor 2020, organizojnë garën e parë, pas rikthimit nga pauza shkaku i pandemisë. Më 28 Qershor, nga ora 11:00 në shtegun e gjatë 32 km, do të kenë mundësi që të marrin pjesë të gjitha klubet e FÇK-së (përfshirë klubet e sapoformuara) si dhe qytetarët, entuziastë të çiklizmit….

Read More >>

Të dashur çiklistë dhe adhurues të çiklizmit

10:38 am

Nga viti 2018, çdo 3 Qershor shënohet dita botërore e biçikletës. FÇK është krenare që tashmë është pjesë e lëvizjes globale, duke qenë anëtare e Unionit Evropian (UEC) dhe Unionit Botëror të Çiklizmit (UCI). Kosova po e shënon këtë ditë, kushtuar biçikletës, me gjendje jo të mirë infrastrukturore për adhuruesit e saj. Shumë pak shtigje për biçkleta, investime të vogla dhe shumëçka për t’u dëshiruar që të kemi ambient ku…

Read More >>

?‍♂️ LAJM I FUNDIT • BREAKING NEWS

11:16 am

Të dashur çiklistë Garat e kalendarit të FÇK-së do të shtyhen, shkaku i situatës pandemike. Kësisoj, gara më e madhe e çiklizmit në vendin tonë, TOUR OF KOSOVO, shtyhet për 03-05 Shtator 2020. Shkaku i pandemisë së Coronavirusit, edhe çiklizmi është afektuar dhe si pasojë, gara e Kampionatit Nacional në rrugë, do të mbahet më 22-23 Gusht. Mirëpresim ekipet tuaja të jenë pjesë e Tour of Kosovo ?? Me respektFederata e…

Read More >>

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

3:58 pm

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot memorandumin bashkëpunimi me Federata e Çiklizmit e Kosovës.Nga Federata e Çiklizmit e Kosovës memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Federatës Avni Nuha.Federata e Çiklizmit e Kosovës do të mbështetet financiarisht për realizimin e objektivave për vitin 2020.

Read More >>

KOMUNIKATË E FEDERATËS SË ÇIKLIZMIT TË KOSOVËS

6:05 pm

I nderuar komunitet i çiklizmit,Të nderuar sportistë Bordi i Federatës së Çiklizmit të Kosovës është duke ndjekur për së afërmi zhvillimet e muajit të fundit rreth pandemisë COVID-19. Të shqetësuar për shëndetin e secilit prej jush dhe duke e patur mirëqenien tuaj parësore, ju ftojmë që gjatë ditëve të gjeni forma të ndryshme të mbajtjes së ritmit të ushtrimeve. Kalendari i garave mbetet në fuqi, deri në një vendim tjetër,…

Read More >>

BE i FÇK-së mori vendime të rëndësishme – u pranuan katër klube të reja, u vlerësua lartë mbështetja e UCI-t

10:46 pm

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Çiklizmit të Kosovës ka mbajtur sonte në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë mbledhjen e radhës, ku aprovoi pika të rëndësishme të Rendit të Ditës. Kryetari i FÇK-së, Avni Muha, pasi përshëndeti të gjithë anëtarët e BE të FÇK-së, unanimisht u aprovua Rendi i Ditës. Më pas u diskutua për Kongresin Ballkanik, si dhe Kampionatin Ballkanik, i cili në muajin tetor do të mbahet në Mal…

Read More >>

KONGRESI I UNIONIT BALLKANIK NË VITIN 2022 NË PRISHTINË

4:00 pm

Në Kongresin e Unionit Ballkanik të Çiklizmit të mbajtur në Shkup, është vendosur që në vitin 2022 Kongresin e kësaj Federate ta organizojë Kosova, respektivisht Federata e Çiklizmit e Kosovës.Urime bordit dhe gjithë atyre që e ndihmuan këtë proces që Kosova të jetë organizatore e këtij Kongresi.

Read More >>